Real Madridi, ofensivë për yllin e River Plates

Real Madridi, ofensivë për yllin e River Plates

 Prej kohësh tek Real Madridi po intensifikohen lëvizjet për përforcimin me talentë gjatë merkatos së verës.

Natyrisht transferimi i tyre në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ është prej vitesh një ndër politikat e këtij klubi, ndër më të suksesshmit në futboll.

Në vitet e fundit Amerika Latine ka rezultuar një destinacion i preferuar për spanjollët, kryesisht Argjentina dhe Brazili.

Drejtuesit këtë rradhë janë ndalur tek River Plate, ekip në të cilin po shkëlqen Franco Mastantuono.

Mesfushori, me vetëm 16 vite mbi supe po tregon cilësitë në kampionatin argjentinas, ndër më kompetitivët në këtë kontinent.

Vlera e kontratës së talentit nga Buenos Aires është 45 milionë euro momentalisht, e cila mund të arrijë deri në 50 milionë euro nëse ‘’ Los Blancos ‘’ do ta transferojnë në 10 ditët e mbetura të merkatos së verës.

Vendimi i kryeqytetasve lidhet me vlerësimin për një ndër më të spikaturit në skemat e Martin Demichelis.

Plani i madrilenëve lidhet me arritjen sa më shpejtë të kësaj marrëveshjeje, të cilët mund ta huazojnë edhe për një tjetër sezon tek River Plate ose Franco Mastantuono mund të provojë veten tek ndonjë ekip në kontinentin e vjetër me qëllimin e adaptimit sa më të shpejtë, për tu vënë me pas nën e Carlo Ancelotti-t.

10 sfida dhe 1 gol është kontributi i deritanishëm i këtij lojtari me ish fituesit e Kupës Libertadores, një ekip i cili spikat si prodhues talentësh në Amerikën e Jugut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy