Manchester United mendon për Zidane

Manchester United mendon për Zidane

 Prej shumë kohësh jashtë terreneve të gjelbërta por me mendjen tek rikthimi sa më i shpejtë në pankinë, për Zinedine Zidane po rishfaqen kandidatura potente .

Refuzimi i Newcastle United , skuadër që është shëndërruar në më të fuqishmen në botë ekonomikisht sigurisht që ka patur si justifikim një projekt shumë ambicioz dhe solid që do ti japë shansin ‘’ Zizous ‘’ të rishkruajë emrin në librin e trainerëve më të mirë në botë .  

Ofertat për një figurë të tillë gjithmonë janë prezente por jo domosdoshmërisht cilësore.

Rasti i Manchester United mund të konsiderohet ideal për ish kampionin e botës por situata aktuale e ‘’ The Red Devilsave ‘’ nuk është aq optimale sidomos në Premier League. 20 herë kampionët e Anglisë renditen të 6-tët dhe pas disfatës së dhimbshme në fushën e Leicester City-t në fundjavë pozicioni i Ole Gunnar Solskjaer në stol   ka pësuar  tronditje të forta .

Pavarësisht  se nordiku ka privilegjin të ketë një nxënës shembullor si Cristiano Ronaldo, nuk është treguar efikas në ndërtimin e skemave për përballimin e ‘’ The Foxes ‘’ , humbje që i ka shërbyer si një leksion Manchester United . 

Pas një vere të nxehtë e cila u intepretua si një trampolinë për të arritur shpejtë tek suksesi  , rezultatet e deritanishme lënë vend për përmirësime por me shumë gjasa  me largimin e nordikut nga ‘’ Old Trafford ‘’.

 Nëse flasim për Zinedine Zidane fjalët janë të tepërta sepse ka shkëlqyer si futbollist ashtu edhe si trainer për të cilin së fundmi është përfolur se mund të marrë në dorë fatet e Francës.

Megjithatë interesi i Manchester United e ndryshon disi rrjedhën e ngjarjeve sepse pavarësisht anës sportive  mbetet një ndër klubet më të fuqishëm në botë ekonomikisht dhe çdo trainer kur merr iniciativën për ta drejtuar  patjetër që analizon gjithçka me detaje  .

Edhe pse është një opsion shumë i freskët, për 49 vjeçarin konsiderohet një shans shumë i mirë gjithmonë nëse vazhdimesia e Ole Gunnar Solskjaer do të ketë të njëjtin ritëm .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy