
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës me synimin për tu ngjitur në Ligën B.
Kombëtarja shqiptare do të luaj nesër në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në “Wembley Stadium”.
Gazetari sportiv nga Prishtina, Naim Selmani, në një intervistë për “MCN informacion” analizon faktet se pse dy sfidat e të dy kompeticioneve kombëtare, janë të vështira.
Kohëve të fundit po shohim se po na përcjellin këto polemikat sa i takon kombëtareve dhe kalimit të futbollistëve nga njëra anë në tjetrën. Janë dy sfida të rëndësishme edhe për Kosovën dhe për Shqipërinë.
Për Kosovën, kalimi në ligën B është shumë i rëndësishëm në ballafaqimin e Islandë, kurse Shqipërinë e pret një sfide jashtëzakonisht e vështirë në Wembley, duke qenë se Shqipëria është një ekip i komponuar por e ka përballë një kundërshtar të vështirë dhe një selektor që kërkon natyrisht një rezultat pozitiv te Anglia, në debutimin e tij.
Pra, sfida të rëndësishme, ndeshja Kosovë-Islanë, tejet e rëndësishme, përkrahja e tifozëve për ekipin kombëtar të Kosovës dhe tani na mbetet te shohim se çfarë presim nga këto sfida.



