Opsioni B i Barcelonës për sulmin

Opsioni B i Barcelonës për sulmin

Duke qenë se jemi afër hapjes së merkatos dimërore , presioni tek skuadrat e mëdha në lidhje me përforcimin shtohet vetvetiu  . Barcelona është një ndër ekipet e elitës më të dëmtuara sidomos pas largimit të Messit , Neymar dhe Suarez të cilët e kanë lënë tejet të varfër ofensivën .

Që prej asaj kohë katalanasit nuk kanë ngritur kokë por janë zhytur në gropën e thellë prej të cilës do të kërkojnë të dalin duke i përqëndruar forcat në merkato . 

Sigurisht kësaj historie zhgënjyese iu bashkohet edhe aspekti ekonomik i ‘’ Los Cules ‘’ i cili lë për të dëshiruar . Objektivi kryesor i Xavi Hernandez mbetet Erling Haaland por momentalisht është i pamundur për tu realizuar për shkak të kërkesave të Borussia Dortmundit .

Megjithatë shpresat e spanjollëve për tu përmirësuar  vijojnë të jenë të ndezura sepse mund ti japin fund këtij makthi me afrimin e të tjerë elementëve në  ‘’ Camp Nou ‘’. 

Sipas gazetarit Eduardo Inda , në orët e fundit  ‘’ Blaugranët ‘’ kanë menduar një tjetër opsion për ti shërbyer  metrave të fundit . Flitet për Sebastien Haller , lojtar që po shkëlqen në rradhët e Ajax Amsterdamit dhe sipas drejtorit sportiv Mateu Alemany mund të reduktojë problemet e theksuara në sulmin e Barcelonës gjatë pjesë së parë të sezonit .

Francezi nuk mundi të bëjë shumë tek West Ham United dhe kalimi në  ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’  konsiderohet një hap tepër pozitiv sepse jo vetëm që është shëndërruar në një referent absolut  në skemat e Erik ten Hag por është vënë në radarët e të mëdhave të kontinentit të vjetër .  20 gola në 23 ndeshjet e këtij sezoni janë statistika bombastike të cilat  nuk  mund të anashkalohen jo vetëm nga Barcelona por edhe nga çdo ekip i elitës.

  Kërkesat e ‘’ Verdhezinjve ‘’  janë shumë të vështira për tu përballuar për një sulmues që ka shkruar historinë në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ dhe më gjerë .

Në rastin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë duhet theksuar se pretendimi i Barcelonës është një shans  për të treguar veten tek një skuadër  që ka nevojë domosdoshmërisht për lojtarë bindës që garantojnë golat e munguar dhe kështu të evitojnë shëndërrimin e kuq e bluve në një skuadër krejt krejtësisht  normale .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy