
Shpëtim Hoxha, specialist tenisi tha në studion e MCN Informacion se ky sport është në ekspansion të jashtëzakonshëm.
Po ashtu Hoxha tha se të kampionët e rinj të tenisit kanë një nivel më të mirë sesa Nadal dhe Federer.
Është sport në ekspansion të jashtëzakonshëm, është sport shumë i madh për rininë botërore.
Kanë filluar të dalin raketa për fëmijë 1-2 vjeç. Shohim në Youtube fëmijë që sa kanë mësuar të ecin. Federata e tenisit e femrave është federata me numrin më të madh të pjesëmarrësve në të gjitha sportet e tjera. Në glob ka më shumë teniste vajza se çdo sportiste tjetër.
Edhe sporti i tenistit për djem është në ekspansioni. Këto kohë progresionin më të madh në tenisin botëror e ka bërë Italia.
Të rinjtë janë premtues. Në sport asnjë nuk mund të jetë kundër rrjedhës pozitive. Këto që po fitojnë sot, më të rinjtë, kanë një nivel tenisi më të mirë sesa ata të dikurshmit.



