
Një ndër prioritetet e drejtuesve të Real Madridit në lidhje me sezonin vijues është natyrisht përforcimi i ofensivës.
Shumë emra po qarkullojnë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , të cilëve i është edhe Gabriel Jesus.
Sipas ‘ Transfermarkt ‘, vlera e kartonit të brazilianit në merkato aktualisht arrin 75 milionë eurot , shifër e konsiderueshme por parashikohet jo problematike për presidentin Florentino Perez.
Edhe në të kaluarën golashënuesi u pretendua nga ‘’ Galaktikët ‘’, të cilët mendojnë se prezenca e ishi-t të Manchester City-t mund të rezultojë një ndihmë për sukseset e mëtejshme të ofensivës.
4 gola në 11 sfida numëron deri më tani sulmuesi i ‘’ The Gunners ‘’ por gjithsesi mbetet një referent në këtë repart dhe jo më kot pretendohet nga ‘’ Los Blancos ‘’ , një ndër klubët më të suksessheëm të botës, pretendent për fitimin e titujve në çdo sezon.



