Ildi Gruda, nuk është më lojtar i Teutës. Klubi durrsak ka njoftuar këtë të premte, largimin e sulmuesit 23-vjeccar.
Pjesë e Teutës nga janari i vitit 2020, Gruda arriti të fitojë me durrsakët titullin kampion, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.
Sulmuesi ka dalë lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Faleminderit Ildi Gruda! KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Ildi Gruda, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës.
Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë stafin dhe ekipin. Faleminderit Fanella me nr. 7 për gjithçka.
Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion



