Inter - Genoa 1-0,  Ljajiç show

Inter - Genoa 1-0, Ljajiç show

Interi është kthyer te fitorja në kampionatin italian pasi ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Genoas. Një fitore kjo që ka kthyer zikaltrit në kreun e renditjes. 

 

E vetmja notë negative për lojtarët e Mancinit është vështirësia e repartit sulmues për të finalizuar rastet e krijuara. Palacio ka marrë vendin e Icardit në formacionin titullar, por edhe argjentinasi nuk ka arritur të bëjë asgjë më shumë se bashkatdhetari i tij. Biabiany dhe Ljajic, ashtu si pjesën e dytë kundër Napolit, kanë qenë më të mirët në fushë për milanezët, ndërsa nuk ka bindur Jovetic. 

 

Ka qenë pikërisht sulmuesi serb, që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 69-të me një goditje dënimi, që ka befasuar portierin Perin pasi ka qenë më shumë një krosim se sa një goditje në portë.

 

I vetmi rrezik për zikaltrit ka ardhur në minutën e 53-të kur Figueiras ka kërkuar golin me një goditje të fortë me të djathtën, por Handanovic ka bërë një tjeter pritje spektakolare, ashtu siç jemi mesuar ta shohim gjithmonë. Katër minuta para fundit Interi ka mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga D’Ambrosio, por kuqeblutë nuk kanë arritur të përfitojnë. Milanezët kryesojnë renditjen me 33 pikë, ndërsa Genoa mban vendin e 15 në renditje në kuotën e 16 pikëve pas 15 javëve kampionat. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy