
Largimi i mundshëm i Xavi Hernandez nga Barcelona, është pasuar me reagimin e lojtarëve për trainerin e ardhshëm.
Preferenca e tyre vijon të jetë Luis Enrique, trainer i cili fitoi shumë trofe të rëndësishëm në të kaluarën, përfshirë edhe Champions Leaguen.
Sigurisht, nuk do të jetë aspak e lehtë por qëndrimi i tyre mund ti shërbejë Joan Laportas për t’ia vënë sa më shpejt të jetë e mundur pikën kësaj historie.
Megjithatë, ‘’ Lucho ‘’ e përfundon kontratën me Paris St Germain në 2025-sën, fakt që thekson nje lloj pengese në lidhje me arritjen e objektivit.
Për sa i përket trainerit 53 vjeçar, duhet shtuar se gjithmonë e ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në ‘’ Camp Nou ‘’, skuadër tek e cila i tregoi vlerat në të kaluarën.
Tek ‘’ Les Pariziens ‘’, Luis Enrique po zhvillon një eksperiencë shumë të mirë, nën drejtimin e të cilit fituan Superkupën e Francës, vijojnë të liderojnë në Ligue 1 dhe i presin dy sfida të ndërlikuara me Real Sociedadin në turin e 1/8-tave të Champions Leagues.



