
Ditën e sotme u luajtën edhe ndeshjet e fundit për javën e 25-të në Abissnet Superiore.
Ndryshimet në renditje nuk kanë qenë të shumta edhe pas kësaj xhiro, teksa Tirana vazhdon arratinë në krye të renditjes me 56 pikë, 10 më shumë se ndjekësit e Laçit.
Kurbinasit ndjejnë presionin e Kukësit, që renditet e treti me 42 pikë, ndërsa më pas vjen Vllaznia me 39 pikë dhe Partizani më 35 pikë.
Teuta mbetet në vendin e 6-të me 28 pikë, 3 më shumë se Kastrioti i cili është ngjitur i shtati.
Egnatia renditet në vendin e 8-të me 24 pikë, 1 më shumë se Dinamo dhe 6 pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të fundit.



