Ronaldo zhvillon ‘takim sekret’ me avokatët në Portugali pas akuzave për përdhunim (VIDEO)

Ronaldo zhvillon ‘takim sekret’ me avokatët në Portugali pas akuzave për përdhunim (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shijuar disa momente romantike në Sky Bar në Lisbonë më të dashurën e tij ku e ka shfrytëzuar për të zhvilluar dhe një takim me avokatët e tij lidhur me akuzat për përdhunim.

Sulmuesi i skuadrës së Juventusit, po përballet me një hetim të ri policor për një ngjarje të ndodhur në vitin 2009 mbi pretendimet ndaj një përdhunimi, të cilën ai e mohon me forcë.

Futbollisti 33-vjeçar udhëtoi në kryeqytetin portugez të dielën një ditë pas golit të shënuar me skuadrën e Juventusit në fitoren 2-0 kundër Udinese – ku ka zhvilluar një “takim sekret” me avokatët e tij.

Ai ka pohuar tashmë se akuzat janë të “rreme’.

Policia e Las Vegas ka konfirmuar se kanë rihapur një hetim që rrjedh nga një ankesë e vitit 2009 nga një grua, e cila thotë se ishte përdhunuar nga Cristiano.

Ronaldo nuk u përfshi në skuadër për ndeshjet e Portugalisë kundër Polonisë të enjten dhe Skocisë të dielën pas një takimi mes lojtarit, trajnerit Fernando Santos dhe presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy