
Mesfushori i njohur francez, N’Golo Kante ka marrë në pronësinë e tij, klubin belg, Royal Excelsior Virton. Këta të fundit militojnë në divizionin e tretë në Belgjikë dhe tashmë kanë ndryshuar pronësi. Kante e ka marrë klubin belg, nga biznesmeni nga Luksemburgu, Flavio Beca. Përveçse futbollit, 32-vjeçari tashmë do të ketë në pronësinë e tij, edhe një klub futbolli. Sa i përket karrierës si lojtar, mesfushori francez u transferua këtë verë në Arabinë Saudite, te skuadra e Al Ittihad.



