
Traineri Xavi Hernandez vijon të insistojë për përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes së Barcelonës, pozicion ku drejtuesit do të ndërhyjnë gjatë merkatos së dimrit. ‘’ Los Cules ‘’ kanë menduar rikthimin e Arnau Martinezit , i cili u rrit në akademinë e ‘’ La Masias ‘’ dhe aktualisht aktivizohet për Gironan. Gjatë sezonit të kaluar 19 vjeçari u konsiderua një ndër anësorët më të mirë të La Ligas, fakt që nuk i ka shpëtuar Xavi Hernandezit. Edhe pse në këtë pozicion ‘’ Blaugranët ‘’ janë përforcuar me Joao Cancelon, janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për Arnau Martinezin. Kontrata me Gironan i skadon në 30 qershorin e 2025-sës por në këtë histori është përfshirë edhe Atletico Madridi, drejtuesit e të cilit pretendojnë shërbimet e këtij lojtari. Do të jetë një sfidë shumë e ashpër ndërmjet dy prej ekipeve më të fortë të La Ligas për Arnau Martinez, i cili sezonin e kaluar e finalizoi me 3 gola dhe 4 asiste në 35 sfida.



