Dinamo shkëlqen në derbi, i shkakton Tiranës humbjen e parë sezonale

Dinamo shkëlqen në derbi, i shkakton Tiranës humbjen e parë sezonale

Dinamo ka fituar derbin e parë ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë, teksa ditën e sotme ka triumfuar me rezultatin 2-0, në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”.

Pritej një ndeshje e luftuar dhe ashtu ishte. Në pjesën e parë, skuadra e Dinamos u shfaq më kërkuese dhe arriti të shënojë dy herë. Fillimisht në minutën e 26-të, ishte Agim Ibrahimi, i cili ktheu në gol një penallti të fituar nga Xhuljo Skuka.

Ishte pikërisht ky i fundit, i cili në minutën e 40-të, pas disa lëvizjeve të bukura në zonë, kalon edhe portierin Bekaj, duke e ndalur topin në rrjetë.

Pjesa e dytë foli më shumë për Tiranën, që luajti në sulm, në kërkim të golit, por pa sukses. Bardheblutë iu afruan në disa raste, por portieri Bakaj dhe shtylla, nuk lejuan që topi të shkonte në rrjetë. Në fund Tirana e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen, pasi mbrojtësi Erjon Hoxhallari u ndëshkua me karton të kuq.

Ndeshja e kthimit në Kupë mes këtyre dy ekipeve do të luhet pas dy javës, ndërsa në fundjavë do të përballen mes tyre, në sfidën e vlefshme për kampionatin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy