Sida mes Besës dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë e Parë, është mbyllur në barazim pa gola.
Pavarësisht se ishte një sfidë e luftuar dhe me raste nga të dyja ekipet, në fund nuk prodhoi fitues.
Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në të dytën korçarët u shfaqën më kërkues, duke iu afruar golit në disa raste.
Ky barazim nuk i bën punë asnjërës skuadër, me Skënderbeun që mbetet në vendin e tretë me 20 pikë, ndërsa Besa renditet në vendin e katërt me 19 pikë.



