Peshëngritësja Veli me doping? Fidel Ylli: Përgjegjësitë individuale, unë jam për përjashtim

Peshëngritësja Veli me doping? Fidel Ylli: Përgjegjësitë individuale, unë jam për përjashtim

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, në emisionin “SportZone” në MCN TV, u pyet edhe për zërat e fundit, ku thuhet se peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli, e cila u shpall kampione Europe, ka rezultuar pozitiv me doping.

Ylli tha se përgjegjësitë janë individuale, ndërsa më tej deklaroi se duhet një riorganizim për agjencinë, në mënyrë që sportistët me doping të zbulohen që në Shqipëri, pa shkuar në aktivitetet ndërkomëbatre. Ai u shpreh se sportistët që kapen dy herë me doping, të përjashtohen.

Këto janë përgjegjësi individuale të çdo sportisti. Duhet një riorganizim, që të kemi një agjenci të pavarur, për t’i kapur sportistët pa shkuar në kampionatet jashtë. Kam kërkuar që për peshëngritësit të bëhen kontrolle, pa shkuar në aktivitetet ndërkombëtare.

Për Evangjeli Veli, deri tani nuk na ka informuar njeri. Unë mendoj se në rast se sportistët kapen për herë të dytë me doping, duhet të përjashtohet menjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy