Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti u shfaq shumë i lumtur, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi 2-0 ndaj Atalantës dhe mori trofeun e Superkupës.
Ancelotti deklaroi se lojtarët ishin të mërzitur në pjesën e parë, për shkak se nuk dilnin dot në lojën e tyre. Sipas tij, Atalanta i bëri të vuajnë në 45 minutat e para.
Pas pjesës së parë Atalanta ra fizikisht dhe uli presionin. Ne filluam të gjejmë hapësira në pozicionet përpara dhe në këto situata lojtarët tanë sulmues janë shumë efektivë.
Është e vërtetë që të luash kundër Atalantës është si të shkosh te dentisti! Lojtarët ishin pak të mërzitur në pjesën e parë pasi nuk mund të bënin atë që donin. Unë u thashë atyre se duhet të jenë të durueshëm sepse është me të vërtetë një Atalanta luajti shumë mirë dhe na bëri të vuajmë.
Bellingham është një lojtar i madh, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Paraqitja e tij në pjesën e dytë ishte e mahnitshme, veçanërisht duke pasur parasysh se ai ka filluar stërvitjen vetëm prej 7 ditësh.



