La Liga, Liga e Kampionëve, Kupa e Botës apo Topi i Artë?/ Yamal thotë se i do të gjitha

La Liga, Liga e Kampionëve, Kupa e Botës apo Topi i Artë?/ Yamal thotë se i do të gjitha

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Lamine Yamal, ka shprehur besimin dhe dëshirën e tij për të fituar çdo trofe të mundshëm këtë sezon me ekipin dhe kombëtaren.

 

Siapas gazetës Telegrafi, Yamal është njëri nga emrat më të përfolur në botë viteve të fundit dhe ishte shumë afër të fitonte “Topin e Artë 2025”, por u mposht në fund nga Ousmane Dembele.

 

Megjithatë, 18-vjeçari spanjoll nuk është dorëzuar dhe synon të fitojë çmimin e madh individual, por edhe çdo trofe tjetër ekipor me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës.

 

“La Liga, Liga e Kampionëve, Kupa e Botës apo Topi i Artë? Dua gjithçka. Shpresoj t’i arrij të gjitha dhe për sa kohë që mund të luajmë, është e mundur”, tha 18-vjeçari pasi fitoi çmimin “Di Stefano”, i cili u dha nga Marca lojtarit më të mirë të sezonit 2024/25.

 

“Të gjithë trofetë individualë tregojnë se ka qenë një sezon i shkëlqyer për ekipin. Për mua, kjo sjell lumturi dhe krenari”.

 

Grumbullimi i çmimeve në moshën time është shumë pozitiv. Do të vazhdoj të punoj dhe të luftoj për të arritur gjëra të tilla", përfundoi sulmuesi i Barcelonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy