
Sezoni aktual ka nxjerrë në pah potencialin e Osumane Dembeles , i cili është shëndërruar në një ndër më të rëndësishmit e Xavi Hernandezit.
Francezi shënoi në ndeshjen e djeshme kundër Real Sociedadit , gol që i dërgoi djemtë e Xavi Hernandezit në gjysëmfinalet e Kupës së Mbretit.
Besimi i ish mesfushorit është shpërblyer më së miri nga francezi, lojtar që e ka të merituar rinovimin me Barcelonën .
Ideja e drejtuesve të kuq e bluve është arritja sa më shpejt e këtij akordi përtej 2024-tës , datë kur e përfundon kontratën me ‘’ Los Cules ‘’ .
Ishi i Borussia Dortmundit ka rezultuar shumë efikas gjatë ndeshjeve duke e shëndërruar këte skuadër në të pandalshme.
27 sfida , 8 gola dhe 7 asiste të shoqëruara me një lojë mbresëlënëse i kanë dhënë shumë avantazhe ofensivës , repart që ka funksionuar ashtu siç duhet duke e bërë krenar trainerin spanjoll.
Me kalimin e ndeshjeve 27 vjeçari po bind dhe duhet theksuar se po e justifikon investimin prej 145 milionë eurosh të bërë në merkaton e 2017-tës për sulmuesin nga Vermon.
Ja vlen për tu përmendur se zgjatja e kontratës sigurisht do të pasohet me rritjen e rrogës për Osumane Dembelen , i cili me shpejtësinë dhe teknikën që e karakterizon është shëndërruar në një frikë konstante për çdo kundërshtar , elementë që i imponojnë drejtuesve rinovimin me perlën franceze në merkaton aktuale.



