
Joaquin Correa, pritet të jetë një nga largimet te Interi në merkaton e verës.
Sulmuesi argjentinas, nuk ka arritur të bindë trajnerin dhe drejtuesit, në dy sezone me fanellën zikaltër.
Në këtë situatë, klubi e ka nxjerrë sulmuesin në shitje dhe kërkojnë rreth 18 milionë euro.
Në rast se një marrëveshje për shitjen e Correa do të dështonte, te Interi duan ta largojnë të paktën në formën e huazimit.
Në dy sezone me fanellën e Interit, Correa është aktivizuar në 52 ndeshje, ku ka shënuar vetëm 9 gola. Statistika këto zhgënjyese për një sulmues.



