Rama nderon boksierin Florian Marku me “Ylli i Mirënjohjes Publike”

Rama nderon boksierin Florian Marku me “Ylli i Mirënjohjes Publike”

Një ceremoni nderimi u mbajt sot për nder të boksierit Florian Marku, i cili  më 25 gusht 2022 mbrojti gjerdanin WBC silver, të cilit iu dha medalja “Ylli i Mirënjohjes Publike”.

Kryeministri Edi Rama tha se Marku ka nderuar Shqipërinë me arritjet e tij.

Diçka e ngjashme ndodhi duke rifilluar avazin po njësoj, ndërkohë që ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me historinë jetësore të qindra mijëra shqiptarëve të cilët si fëmijë të vegjël bebe apo në moshë shumë ët vogël janë marr përdore nga prindërit në rrugën e migracionit dhe bëjnë suksese. Bëjnë rëndom një sukses që nuk bën lajm. Suksesi i Florianit është sukses që bën lajm, suksesi i Florinait është kuqezi.

Nuk jemi këtu për të bërë krahasime, por meqë disa e duan këtë krahasim, në aspektin ceremonial e kemi bëre dallimin, e kemi nderuar Luizën me kordonin i madh që është më i larti në shkallën e vlerësimeve, i takon krerëve të shteteve, qeverive, personaliteteve shumë të larta politike shoqërore që kanë impakt në shoqëri.

Pas kordonit vjen ylli i madh. Vlerësim i lartë që e kemi bërë për një sërë personalitetesh, përfshirë edhe dy ambasadorë të rëndësishëm. Sot e bëjmë këtë vlerësim për një ambasador të shoqërisë që prejardhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe Myzeqe nga gjyshja. 

Është Floriani që e nderon këtë godinë me praninë e tij, siç ishte Luiza që e nderoi me praninë e saj. Kështu, ne përmirësohemi. Ka pasur edhe të tjerë kampionë, por me celebrimin e Luizës e hapin këtë fazë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë për ata që do i sjellin Shqipërisë medalje.  Sot, ndryshe nga çfarë u tha në momentin e triumfit të Luizës nuk ka më në Shqipëri protagonistë të braktisur të sportit, ka sistem mbështetës dhe shpërblyes, miratuar kohë më parë e jo kur u desh të shpërblenim Luizën. Vitin e shkuar e kanë përfituar shërbimin 14 protagonistë, 7 sportistë e 7 trajnerë. Ndërsa këtë vit, 44. 22 sportistë dhe 22 trajnerë, gjë që më bën të besoj se është edhe rezultat i këtij sistemi të ri motivimi dhe mbështetje. Luiza u mbështet nga Bashkia e Tiranës për të bërë stërvitjet në Kenia.

 Rama ftoi kampionët si Florian Marku dhe Luiza Gega të ndërtojnë në vendin tonë akademi për të rinjtë, me mbështetjen e qeverisë, për të hapur rrugën për të tjerë talente.

Kampionë si Floriani janë të mirëseardhur të kontribuojnë të ndërtojnë me mbështetjen tonë akademitë e boksit, mundjes, kampionë si Luiza e me radhë mund të hapin rrugët e tyre për të sjellë të tjerë pas vetes e për t’u bërë frymëzim me shembullin e tyre që provon së asgjë nuk është e pamundur nëse ke fuqinë e këmbëngulej për të ndjekur ëndrrën.

 

Nga ana e tij boksieri Florian Marku teksa tregoj vështirësitë që ka kaluar gjatë jetës për të arritur deri këtu ku është sot, tha se kurrë nuk e ka hedhur poshtë flamurin shqiptar.

Ai porositi rininë shqiptare që për asnjë çmim, mos të dorëzohen.

Nuk jam mësuar me të tilla gjëra, ëndërr që është bërë realitet, të jem këtu dhe gjithë Shqipëri dh të gjithë të më shohin mua s’di ca të them. Siç e keni parë karrierën time kam qenë realisht dhe ashtu do ngelem. Kam lindur në Lushnjë dhe 6 vjeç kemi ikur në Selanik. E nisa futbollin, bëra disa vite, por nuk isha shumë i mirë. Ndërrova sportin, iu futa boksit. Nuk vij nga një familje shumë e pasur, prindërit kanë bërë punë krahu, nëna ime ka qenë pastruese. I kam thënë sa të kalojnë disa vite dhe i kam thënë s’ke për të punuar kurrë sa të jetë djali gjallë.

Ajo s’ka nevojë të punojmë më. Ia kam dedikuar jetën këtij sporti. Të çarat janë të vogla, ja kam nisur karrierës në Greqi, se kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar.

Kam pasur shumë opsione në Greqi, në Austri po shut, katër herë titullin kampion bote në kick boks. Kisha karrierë të suksesshme. I kam operuar duart pesë herë, është sport shumë i vështirë, njerëzit mendojnë se është fat.

Vetëm diçka dua t’i them rinisë, kurrë mos u dorëzoni. Edhe dita juaj ka për të ardhur, siç jam sot unë. Faleminderit të gjithëve. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Me ndihmën e kryeministrit dhe kryebashkiakut, kemi diskutuar për të lançuar palestra të reja në gjithë Shqipërinë me mbiemrin Marku, palestra boksi dhe palestra sporti të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy