Atletico fitore me zemër në dorë, titulli në La Liga vendoset në javën e fundit

Atletico fitore me zemër në dorë, titulli në La Liga vendoset në javën e fundit

Titulli i La Liga për këtë sezon do të vendoset në javën e fundit dhe do të shkojë në Madrid, pasi në garë janë Atletico dhe Real.

Skuadra e Simeones ka marrë një fitore për infarkt, teksa ka mposhtu me përmbysje Osasunën, që kishte kaluar në avantazh me Budmir në minutën e 76-të, ndërkohë që madrilenët përmbysën falë golave të Lodi në minutën e 82 dhe Suarez në minutën e 88-të.

Nga ana tjetër, Reali triumfoi minimalisht ndal Atletik Bilbaos me rezultatin 1-0, falë golit të Naço 68’. “Los Kolçoneros” tashmë kryesojnë me 83 pikë, 2 më shumë se rivalët e qytetit. Në javën e fundit, Reali luan me Vijarealin, ndërsa Atletiko do kërkojë fitoren e titullit ndaj Vajadoidit.

Barcelona u mposht me përmbysje nga Selta Vigo, duke dalë nga gara për titull, një javë para mbylljes së kampionatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy