PSG është një nga klubet që pritet të ndryshojë trajner pas përfundimit të sezonit. Sipas raportimeve të fundit, trajneri Christophe Galtier do të shkarkohet dhe te francezët kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin.
Alternativat për stolin nuk mungojnë, teksa “Il Messangero” ka zbuluar edhe dy kandidatët kryesorë.
Sipas medias italiane, Jose Mourinho dhe Roberto Mancini, janë dy trajnerët kandidatë për të marrë drejtimin e parisenëve. Gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve, por në ditët e ardhshme, palët mund të nisin bisedimet mes tyre.



