
Në kohët e fundit situata e Luis Diazit tek Liverpooli ka ndryshuar.
Sipas ‘ As Colombia ‘ drejtuesit e anglezëve mund t’ia hapin derën e largimit ekstremit në fundin e sezonit, fakt që është konfirmuar edhe me përcaktimin e shifrës.
Thuhet se 140 milionë euro është kërkesa për asin e kombëtares së ‘’ Los Cafeteros ‘’, një lojtar shumë i shpejtë dhe teknik, përcaktues si tek ‘’ The Redsat ‘’ ashtu edhe tek Kolumbia.
Largimi i mundshëm i 27 vjeçarit nga ‘’ Anfield Road ‘’ do ti shkaktonte probleme Liverpoolit në fazën ofensive pasi nuk është aq e lehtë gjetja e një zëvëndësuesi ideal.
Për ishi-n e Portos, ish fituesit e Champions Leagues investuan 45 milionë euro në të kaluarën por me ecurinë e shkëlqyer në sezonet e fundit, natyrisht vlera e kartonit vijon të shënojë rritje.
Liverpooli ka mbetur në prapavijë në lidhje me titujt dhe gjatë merkatos së verës, formimi i një ekipi kompetitiv, i aftë për të rikuperuar terrenin e humbur mbetet një prioritet për drejtuesit.
Në sezonin aktual Luis Fernando Diaz ka kontribuar me 10 gola dhe 4 asiste në 35 sfidat nën drejtimin e të famshmit Jurgen Klopp, për të cilin gjithashtu flitet se mund ti bëjë valixhet gati në përfundimin e tij.



