S'ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta e Skënderbeu ndajnë nga një pikë

S'ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta e Skënderbeu ndajnë nga një pikë

Mbyllet në barazim 2-2 sfida e “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Skënderbeut, rezultat që në njëfarë mënyrë kënaq kampionët në fuqi, por jo vendasit, që humbën një mundësi të mirë për t’iu afruar më shumë kreut.

Një ndeshje me nivel mesatar, por me polemika sa u përket vendimeve të kryesorit, që u kontestuan nga të dyja palët.
Në fakt, kundër Skënderbeut ishte një vendin i diskutueshëm i kryesorit në minutat shtesë të pjesës së parë, kur pas një prekjeje të pavullnetshme të topit me dorë nga Radas, kryesori drejtoi gishtin nga pika e bardhe e penalltisë.

Mbojtësi kroat u ndëshkua me karton të verdhë për protesta, ndërsa Kallaku nuk gaboi në ekzekutimin e 11-metërshit.

Radas mban me shumë përgjegjësi për golin e 2-0, të shënuar nga Traore, pasi mbajti në lojë futbollistin afrikan, që përballë Dajsinanit nuk nuk gaboi.

U duk sikur këtu u mbyll gjithçka, por kampionët gjetën forcat për të reaguar, fillimisht duke shkurtuar diferencën me Muzakën, që shtyu drejt rrjetës topin e kthyer nga shtylla pas goditjes së Sibos.

Këmbëngulja e Skënderbeut u shpërblye në kohën shtesë me golin e Nazmi Gripshit (nuk festoi ndaj ish-skuadrës së tij), por futbollistët e Teutës protestuan te gjyqtari pasi pretendonin që më parë kishte një ndërhyrje të gabuar ndaj Traore, shkruan SS.

Rezultati 2-2 zhgënjeu te pranishmit në “Niko Dovana”, pasi Teuta nuk përfitoi nga barazimi i Partizanit, madje ka mbetur 4 pikë larg Kukësit të vendit të dyt

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy