Trajneri, Nevil Dede ka thënë se mënyra sesi trajneri Deschamp e menaxhoi ndeshjen ndaj Zvicrës, nuk i la një shije të mirë. Në emisionin “EuroZone” në MCN TV, Dede tha se Zvicra bëri shumë mirë, edhe kur rezultatin nuk e kishin në favor.
"Mënyra se si e kishte përgatitur ndeshjen Deschamp, nuk më la një shenjë të mirë. Mbrojtja dhe sulmi ishin të çekuilibruar. Pjesa e parë ishte katastrofike për ta. Janë ndeshje me eliminim direkt. Presioni i rezultatit i dërgon lojtarët të gabojnë. Te 3-1 u duk sikur gjithçka përfundoi Zvicra e menaxhoi shumë mirë. Zëvendësimet sipas logjikës sime nuk ishin mirë. Zvicra zëvendësoi thuajse gjysmën e skuadrës.", tha Dede.



