
Rendimenti për tu duartrokitur ndër vite me Napolin e ka shëndërruar Piotr Zielinskin në objektivin e Interit.
Kontrata e polakut me bardhekaltërit përfundon në 30 qershor dhe për zikaltërit do të jetë një shans që s’duhet humbur për të përfituar shërbimet e tij me parametër zero.
29 vjeçari ka hyrë në etapën e fundit të eksperiencës me fituesit në fuqi të Scudettos, i cili konsiderohet një vlerë e shtuar nga Simone Inzaghi në repartin e mesfushës.
Një avantazh për Piotr Zielinskin nëse do të vendosë për tu transferuar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ është se e njeh shumë mirë këtë skuadër dhe mund të adaptohet ashtu siç duhet në skemat e ishi-t të Lazios.
Sezoni aktual është i teti tek ‘’ Il Partenopei ‘’ për ishi-n e Empolit dhe Udinezes , por s’duhet përjashtuar edhe mundësia e një rinovimi me këtë skuadër.
Deri më tani , Piotr Zielinski numëron 3 gola në 16 sfida dhe në aspektin e përgjithshëm ka rezultuar gjithmonë një element me shumë peshë tek Napoli.



