
Në ditët e fundit drejtuesit e Juventusit po tentojnë me çdo kusht transferimin e Alexander Sorloth në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Norvegjezi ka zhvilluar dy sezone premtues tek Atletico Madridi dhe traineri Luciano Spalletti beson se do të jetë një vlerë e shtuar në repartin e avancuar.
Presidenti i torinezëve Gianluca Ferrero ka ofruar 25 milionë euro plus 5 të tjera si bonuse për të marrë shërbimet e 30 vjeçarit.
Ishi i Villarealit e ka arritur pjekurinë në karrierë dhe sakrificat e bëra ndër vite sigurisht i janë shpërblyer.
Tek ish rekordmenët e Scudettos pretendohet rikthimi me çdo kusht tek titujt dhe besohet se me ishi-n e Zenit St Petersburgut në stol objektivat do të arrihen.
Duhet parë se si do të reagojë numri një i ‘’ Los Colchoneros ‘’, i cili shquhet pѱr kokëfortësinë gjate negociatave, sidomos nëse bëhet fjalë për lojtarë deçizive në skemat e Diego Simeones.
Ishi i Real Sociedadit finalizoi një sezon shumë të mirë, me një kontribut prej 20 golash dhe 1 asist në 52 sfida.
Dihet se tek Juventusi luftohet ne çdo sezon për të fituar tituj, fakt i cili tundon çdo lojtar dhe në rastin konkret Alexander Sorloth mund të ketë rastin për tu konsoliduar në 11-shen e ishi-t të Romës.
Statistikat e këtij sezoni meritojnë të merren në konsideratë i cili është një lojtar tejet i fuqishëm, efikas përpara portës dhe gjithashtu luftarak.



