Sokol Cikalleshi: Në Kombëtare jo vetëm për të luajtur, të vlerësojmë miqësoret në maksimum

Sokol Cikalleshi: Në Kombëtare jo vetëm për të luajtur, të vlerësojmë miqësoret në maksimum

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi ka folur ditën e sotme para mediave në prag të dy ndeshjeve miqësore që Shqipëria luan fillimisht ndaj Uellsit dhe më pas ndaj Republikës Çeke. Në fjalët e tij sulmuesi kavajas ka thënë se në Kombëtare nuk vihet vetëm për tëe luajtur. Gjithashtu më tej ai ka folur edhe për të ardhmen, ku ka thënë se ndihet mirë te Koniaspori, por në rast se i vjen ndonjë ofertë e mirë, do e shqyrtojë si mundësi.

“Ka qenë një sezon i gjatë dhe i ngjeshur për të gjithë, për shkak të pandemisë.  Megjithatë tashmë jemi të fokusuar te ndeshjet e Kombëtares. Janë dy miqësore, por sigurisht që nuk i konsiderojmë si të tilla. Janë dy ndeshje që na bëjnë të provojmë veten, përpara provës së zjarrit që kemi në shtator. Janë dy ekipe që kanë shkuar në Europian dhe mendoj se janë të të njëjtit nivel si kundërshtarët tanë. Trajneri gjithashtu do të provojë taktikat e tij për të marrë më të mirën në këto dy ndeshje.

Besoj që nuk e kemi luksin ne si Kombëtare që të shikojmë ndeshje si miqësore. Ndodhemi në një moment delikat. Vijmë pas Ligës së Kombeve ku kishim sukses, duke u renditur të parët. Tani jemi në një kompeticion akoma më të fortë dhe jemi në një moment deciziv për të parë se ku jemi. Këto ndeshje nuk do i konsideroja miqësore dhe do të kemi të njëjtin përqendrim si në ndeshjet e muajit shtator.

Skema? Ato i përkasin trajnerit. Ai i di mësë miri dhe besoj se do të zgjedhë më të mirën e mundshme për kontingjentin që ka. Skema jonë dihet dhe është 3-5-2, që e kemi bërë thuajse në të gjitha ndeshjet, përveç ndeshjes me Anglinë, kështu që mendoj se skema nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh. E rëndësishme është që me skemën që do të zgjedhë trajneri, ne lojtarët duhet të përqendrohemi dhe të bëjmë performancë të mirë.

Pavarësisht kundërshtarit, çdo ndeshje është e rëndësishme, jo vetëm për mua, por për çdo lojtar. Të jesh pjesë e Kombëtares nuk do të thotë të jemi të lumtur vetëm kur luajmë, kështu që unë jam i gatshëm të bëj më të mirën time.

Uellsi është një ekip që ka shkuar në Europian, një ekip fizikisht shumë i mirë. Është ekip për t’u vlerësuar dhe besoj se është në të njëjtin nivel me kundërshtarët tanë të shtatorit. Do të jetë ndeshje e vështirë, besoj që për momentin ndodhet pak më lart se ne dhe duhet të jemi koshientë për këtë gjë. Duhet të jemi të përqendruar dhe të bëjmë ndeshjen tonë më të mirë edhe pse janë miqësore.

E ardhmja? Kam edhe një vit kontratë me Koniasporin. Kam bërë një sezon të mirë. Dua ta respektoj kontratën deri në fund. Sigurisht që në momentin që do ketë oferta interesante unë do i shqyrtoj me detaje. Tani është ende herët për të folur për transferimet. Të bëjmë më të mirë këtu në kombëtare, pastaj kemi pushimet. Në momentin që vijnë oferta të mira, unë sigurisht që do i shqyrtoj.”, u shpreh Cikalleshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy