
I konsideruar prej kohësh si një ndër largimet e verës nga Barcelona , sulmuesi Martin Braithwaite ka rikuperuar forcat duke deklaruar se kërkon të fitojë protagonizmin e munguar sezonin vijues. Katalanasit kanë ndërmend që ta shesin për tu forcuar në aspektin financiar por 29 vjeçari nuk pranon të dorëzohet. Sipas Mundodeportivos danezi ndjen se mund të japë një kontribut të vyer për spanjollët për vetë faktin se rindërtimi i tyre i jep garanci çdo komponenti për të qenë në lartësinë e duhur gjatë sezonit vijues. Me Kun Agueron dhe Memphis Depay Barcelona do ta ketë të mirëmbuluar repartin ofensiv të cilët do ta linin në hije Martin Braithwaite por sulmuesi nga Esbjerg nuk i trembet konkurrencës dhe është i gatshëm të luftojë dhëmbë për dhëmbë për një vend titullari .
Ky pozicion flet për karakterin e fortë të tij dhe faktikisht i është bashkangjitur edhe mbrojtësi Samuel Umtiti që kërkon të rikuperojë rëndësinë e mëparshme në skemat e hollandezit Ronald Koeman . Plani i tij shkakton automatikisht një risi tek ‘’ Blaugranët ‘’ në lidhje me të ardhurat sepse në rastin e qëndrimit në ‘’ Camp Nou ‘’ do ti ndryshonte rrjedhën shitjeve të merkatos së verës . Por kjo histori ka edhe një aspekt favorizues për ishi-n e Leganes sepse nëse do të ketë shansin e aktivizimit pavarësisht emrave që disponon Ronald Koeman në repartin e avancuar do ti jepnin një mundësi të artë këtij lojtari për të qenë më produktiv dhe njëkohësisht do të vetëmotivohej për të vijuar luftën në një skuadër me kampionë të padiskutueshëm .
Gjatë sezonit të lënë pas Martin Braithwaite është aktivizuar në 42 takime dhe ka shënuar 7 gola por me deklaratën e dhënë lufta për të sapo ka filluar dhe e bën edhe më interesante të ardhmen në Katalunjë .



