Sule zgjedh Dortmundin

Sule zgjedh Dortmundin

Pasi mori vendimin për mos ta rinovuar kontratën me Bayern Munchen , për Niklas Sule janë interesuar disa ekipe me emër .  Real Madridi , Barcelona , Manchester United apo Chelsea prej një kohe të gjatë i kanë mbajtur ndezur motorrët  për ta afruar qëndërmbrojtësin por si duket tentativat e tyre do të mbesin në vendnumëro pasi sipas ‘ Bild ‘ 26 vjeçari e ka zgjedhur destinacionin e ri .

Bundesliga do të vijojë të jetë streha e Niklas Sules i cili ka deklaruar  se do të përfaqësojë interesat e Borussia Dortmundit për arsye se drejtuesit nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’ e kanë bindur me ofertën e bërë dhe sigurisht do të ketë mundësinë  e pjesëmarrjes edhe në Uefa Champions Leagues.

Historikisht ‘’ Verdhezinjtë ‘’ kanë rezultuar një ekip tepër i respektuar në çdo eveniment dhe madje  Marco Rose i garanton një vend titullari ,  faktor i rëndësishëm për arritjen e objektivave në të ardhmen.

 Kohët e fundit në ‘’ Allianz Arena ‘’ u konceptuan  një ferr për Niklas Sulen i cili çuditërisht u preferua si zgjedhja e dytë e Julian Nagelsmann , situatë të cilës ishi i Hoffenheimi i ka vënë kapakun. 

Pavarësisht se Bayern Munchen është protagonist i padiskutueshëm në Gjermani , Borussia Dortmundi me këtë lëvizje mund ti krijojë jo pak shqetësime në vijimësi sepse përbëhet nga komponentë që mund të befasojnë atëherë kur nuk e pret .

5 vitet në Mynih sigurisht i kanë shkaktuar impakte pozitive karrierës së Niklas Sule dhe dashuria për Bundesligën do të kanalizohet tek përfaqësimi i ngjyrave verdh e zi duke filluar nga sezoni i ardhshëm .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy