Barcelona 'jo' këmbënguljes për rinovimin me Dembele

Barcelona 'jo' këmbënguljes për rinovimin me Dembele

Pas prezantimit  të Adama Traores, numri një i  Barcelonës Joan Laporta është ndalur edhe tek një temë thelbësore që lidhet me qëndrimin e Ousmane Dembeles në 'Camp Nou'. 59-vjeçari nuk do ta forcojë në asnjë mënyrë qëndrimin e sulmuesit sepse kjo çështje i ka krijuar shumë stres dhe nuk e ka dërguar asgjëkundi. 

Megjithatë kuq e blutë nuk duan ta mbyllin ende këtë histori sepse i ka ngelur një fije shprese se Ousmane Dembele mund të vendosë për të vijuar rrugën me Barcelonën, skuadër që i nevojiten lojtarët cilësorë për të arritur aty ku synon. Qëndrimi i ishi-t të Borussia Dortmundit e ka tensionuar situatën tek 'Blaugranët' të cilët i janë përgjigjur me të njëjtën monedhë duke evidentuar se s’duhet të humbasin kohë por të shikojnë drejt të ardhmes.

Më tej  Joan Laporta ka shtuar: Në tentativën e parë nuk morëm përgjigje nga Dembele dhe nuk mund ta zgjasim më këtë temë duke tejkaluar limitet tona. Nëse do të ketë vend për vijimin e bashkpunimit, do të ishte një plus për avancimin e mëtejshëm".  

Megjithatë merkatoja e janarit nuk e la me duar bosh Barcelonën, drejtuesit e të cilës dhanë maksimumin për formimin e një skuadre kompetitive, sidomos në ofensivë me Ferran Torres dhe potentin Adama Traore, dy objektiva të arritura me shumë sakrifica.

Në këtë kontekst çështja Dembele ‘kalon direkt në një plan të dytë sepse Barcelona ka nevojë emergjente për të akumuluar sa më shumë 3-piksha dhe të arrijë një vend në 4-she deri në fundin e La Ligas. Hapi i drejtuesve thekson gjithashtu një besim tek organika aktuale, të cilën Xavi Hernandez duhet ta përpunojë mirë për të marrë shumë shpejt benefitet pasi koha nuk pret dhe mund ti disfavorizojë spanjollët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy