Ndeshje e “çmendur” në Turqi, Cikalleshi shënon në minutën e 100-të (VIDEO)

Ndeshje e “çmendur” në Turqi, Cikalleshi shënon në minutën e 100-të (VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Turqi, aty ku aktivizohet me skuadrën e Konyaspor.

Sulmuesi i Shqipërisë, ishte protagonist në ndeshjen e çmendur mes Konyaspor dhe Kasimpasa, e cila u mbyll në barazim 4-4.

Sfida ishte mbërthyer në shifrat 3-3, por Kasimpasa gjeti golin në minutën e 91 me Mabil.

Kur dukej se miqtë do të largoheshin me 3 pikët, erdhi edhe goli i Cikalleshit. Kavajasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 100-të, duke i dhënë barazimin 4-4 Konyasporit.

 Këta të fundit mbajnë vendin e dytë në renditje me 49 pikë, 6 pikë më shumë se ndjekësit e Basaksehir, ndërsa Trabzonspor kryeson i shkëputur ndjeshëm me 60 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy