Liverpool kla fituar trofeun e parë për këtë sezon, teksa mposhti në finalen e Carabao Cup Chelsean.
120 minuta loja u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndonëse të dyja skuadrat kishin disa raste për shënim. Nga penalltitë, ishte skuadra e Klopp që doli fitimtare.
Pas 21 penalltive të shënuara nga të dyja ekipet, për Chelsea gaboi portieri Kepa, i cili gjuajtjen e tij e dërgoi mbi portë.



