Supersfidë në Itali për Thiago Alcantaran

Supersfidë në Itali për Thiago Alcantaran

Përfundimi i kontratës me Liverpoolin në 30 qershor, sigurisht është një lajm shumë pozitiv për pretendentët e Thiago Alcantaras.

Në Serinë A do të zhvillohet një supersfidë midis Juventusit dhe Interit për spanjollin, cilësitë e të cilit janë të padiskutueshme.

Mesfushori i tregoi edhe në të kaluarën në rradhët e Barcelonës, Bayern Munchenit dhe tanimë ‘’ The Redsave ‘’ se çfarë është i aftë të bëjë në fushën e lojës dhe traineri i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ Massimilliano Allegri e mirëpret në ‘’ Allianz Stadium ‘’.

Zikaltërit gjithsesi konsiderohen një rival i vështirë për torinezët, të cilët i kanë mposhtur deri më tani në kampionat, por merkatoja e verës ndoshta do të rezultojë ndryshe.

32 vjeçari ka përjetuar shumë ulje-ngritje në vitet e fundit për arsye të dëmtimeve por sigurisht i ka dhënë shumë avantazhe skuadrës së Jurgen Klopp, me të cilën deri më tani numëron 97 sfida, 3 gola dhe 6 asiste.

Thiago Alcantara është në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës dhe duhet ti marrë vendimet me qetësi, për të shmangur ndonjë pakënaqësi të mundshme në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy