
Tentativat për përforcimin e prapavijës gjatë verës vijojnë me intensitet tek Manchester United , dhe një ndër të përzgjedhurit e Erik Ten Hag është Andreas Christensen .
Nordiku ka treguar se drejtuesit e Barcelonës nuk kanë gabuar me transferimin e tij në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe një vit pas largimit nga Chelsea , ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të tentojnë ta rikthejnë përsëri në Premier League.
Deri më tani , pak javë përpara përfundimit të sezonit, mbrojtësi 27 vjeçar është aktivizuar në 27 sfida, ka gjetur në një rast rrugën e rrjetës dhe ka kontribuar me një asist për shokët e skuadrës .
Risia në këtë histori është se Andreas Christensen ka formuar një dyshe të pathyeshme me uruguajanin Ronald Araujo dhe është pjesë e suksesit të ‘’ Blaugranëve ‘’ , të cilët janë afër fitimit të La Ligas dhe gjithashtu mposhtën Real Madridin në Superkupën e Spanjës.
Megjithatë në ‘’ Old Trafford ‘’ besohet se mund të arrihet akordi për afro 70 milionë euro, shifër e konsiderueshme, e cila do ti shërbente sadopak kuq e bluve për të mbushur arkat.
Gjithsesi, nëse do të vendosë për tu transferuar në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ , ky operacion do të shëndërrohej në një ndër më të bujshmit e merkatos së verës , dhe në këtë histori të dyja klubet do të dilnin të fituar.



