
Sezoni aktual ka rezultuar një ndër më të dobëtit në historinë e Manchester United.
Nën drejtimin e Ruben Amorim anglezët janë renditur poshtë vendeve të mesit të tabelës dhe gjithashtu e humbën edhe finalen e Europa Leagues kundër Tottenham Hotspurit.
Situata vijon të jetë shumë shqetësuese dhe natyrisht nga ‘’ Old Traffordi ‘’ priten largime.
Në sajë të saj, drejtuesit kanë vënë në shitje të gjithë lojtarët në këtë merkato verore, duke qenë se 20 herë kampionët e Premier Leagues s’do të jenë pjesëmarrës në Europë në sezonin vijues.

Gjithsesi, pavarësisht performancave jo në lartësinë e duhur këto lojtarë besohet se do ta rigjejnë vetveten tek ekipet të cilët do të interesohen për shërbimet e tyre.
Në futboll periudha të tilla konsiderohen mëse normale, edhe pse flitet për një ndër ekipet më të suksesshëm dhe të pasur të historisë së këtij sporti.
Do të jetë një sfidë shumë e vështirë për drejtuesit, presidencën dhe të gjithë komponentët e klubit, të cilët duhet të avancojnë me çdo kusht dhe të bëjnë goditjet e duhura, për të evituar prapakohët e mundshme në vijimësi.



