Humbja ndaj Tiranës, Memelli: Individë të caktuar nuk sakrifikojnë për skuadrën

Humbja ndaj Tiranës, Memelli: Individë të caktuar nuk sakrifikojnë për skuadrën

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, foli për MCN TV, pas humbjes minimale ndaj Tiranës.

Memelli nuk i kurseu akuzat për lojtarët e tij, ku tha se individë të caktuar nuk sakrifikojnë për skuadrën.

Pritëm që të zhvillohej një ndeshje normale, sa i përket terrenit. Sot ishte shumë i vështirë terreni, kishim probleme për ndërtimin e lojës. Pas futjes së Hakaj, bëmë mirë për 15-20 minuta. Pas kartonit të kuq, jo se bëmë keq, por ishim në ekuilibër.

Kur një skuadër është në inferioritet numerik, është që duhet t’i bëjmë më shumë në mbrojtje. Skuadra u gjend n

Fundi ishte i hidhur, sepse duhet të menaxhonim 7 minutat në fund. Kishim edhe disa raste të tjera që duhet t’i shfrytëzonim, edhe shtylla e Balajt. Nuk më mbetet asgjë, veçse të pranoj rezultatin. Ndeshja po shkonte drejt barazimit.

Djemtë e bënë lojën, jam i mërzitur me individë të caktuar, që në momente të caktuara nuk sakrifikojnë për skuadrën. Në ditët në vazhdim, këta individë duhet të punojnë shumë për tu bërë pjesë e grupit, në të kundërt grupi do i nxjerrë jashtë. Duhet të reflektojmë edhe ne, duke i parë gjërat me qetësi.

Nëse do ndryshoja do ishte se do bëja zëvendësimin e Hakajt me Salën. Kondicioni i Hakajt nuk është në maksimum prandaj e futëm në të dytën.

Kur futëm Alivodën, ishim me 11 lojtarë. Kur na u dësh të sakrifikonim me një lojtar në të djathtë, Mala ishte më i duhuri. Fatin sot e kishim kundër.

Skuadra ka nevojë për dy vende. Ne po mundohemi që këto dy role ti fusim dhe ti japim më shumë oksigjen skuadrës. Krahu i majtë dhe i djathtë, kur këta të futen në driblime dhe më tej, do i japin oksigjen skuadrës.

Çoba është një lojtar që bën mirë në fazën mbrojtëse, duhet të përmirësojë në sulm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy