Presidenti i Ligës Italiane, Paolo Dal Pino, u shpreh se vendimi për të mos lejuar hapjen e stadiumeve në kapacitet të plotë, është absurd. Dal Pino u shpreh se stadiumet duhet të hapen plotësisht, njëjtë siç ka ndodhur me kinematë apo edhe teatrot.
“Për mua shifra prej 75% duhet të rritet shpejt dhe shpresoj që për një kohë të shkurtër të arrijmë në 100% të kapacitetit.
Nëse nuk do të ndodhte, do të ishte një veprim diskriminues kundër futbollit. Është absurde të shohësh që ka 100% pjesëmarrje në kinema, në teatro, kurse në stadiume kemi 75%.
Vendimi diskriminues do t’i shtohej një sërë sjelljesh të tjera që nuk e kanë ndihmuar sektorin tonë gjatë kësaj periudhë të vështirë”, ka thënë Dal Pino.



