
Prapavija e Chelseat vijon ti shkaktojë dhimbje të forta koke trainerit Enzo Maresca në këtë fazë të parë të sezonit.
Italiani pret shumë nga të tijët, të cilët bënë detyrën të shtunën duke marrë një fitore të rëndësishme kundër Brightonit në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Castello Lukeba i Leipzigut është shëndërruar në objektivin e numrit një të stolit të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ , i cili sipas ekspertit Fabrizio Romano është një opsion për merkaton e ardhshme verore.
Deri më tani lojtarë si Axel Disasi dhe Benoit Badiashile janë paraqitur mirë por 44 vjeçari konsideron se kryeqytetasit duhet të shtojnë forcat në këtë pozicion.
Anglezët s’do ta kenë aspak të lehtë sepse edhe Real Madridi e pretendon 21 vjeçarin e lindur në Lyon, i cili premton shumë për të ardhmen.
Janë bërë disa sezone që Chelsea po has vështirësi për sa i përket performancave në kompeticionet pjesëmarrëse dhe në vijimësi do të tentohet rikthimi tek sukseset, edhe pse rivaliteti ndërmjet ekipeve sa vjen edhe bëhet më i ashpër.
Castello Lukeba ka nisur sezonin e dytë me ‘’ Demat e Kuq ‘’, pjesë e Lyonit në të shkuarën, për të cilin drejtuesit e Leipzigut pretendojnë minimalisht 45-50 milionë euro.



