
E ardhmja e Alvaro Moratas në ‘’ San Siro ‘’ vijon në dyshim.
Thuhet se spanjolli mund të bëhet pjesë e Galatasaray-t dhe drejtuesit e Milanit kanë filluar të planifikojnë mbërritjen e një zëvëndësuesi.
Santiago Gimenez e ka bindur teknikun Sergio Conçeicao, i cili po zhvillon një sezon impresionues në rradhët e Feyenoordit.
23 vjeçari konsiderohet një ndër më të spikaturit jo vetëm në Eredivisie por edhe në kontinentin e vjetër dhe kuqezinjtë tashmë ja kanë hapur derën.
Meksikani po e rrit nivelin me kalimin e kohës dhe kurrsesi ish fituesit e Champions Leagues s’mund ta anashkalojnë këtë rast.

Megjithatë, negociatat ndërmjet palëve s’do të jenë edhe aq të lehta për arsye të rëndësisë së Santiago Gimenezit tek ekipi nga Roterdami.
Gjithçka do të varet nga kalimi ose jo i ishi-t të Chelseat tek gjigandët e Turqisë dhe duhet theksuar se gjithmonë merkatoja e janarit ka rezultuar me të papritura.
16 gola dhe 3 asiste në 18 sfida janë statistikat e ishi-t të Cruz Azul, një ndër më të mirët aktualisht në Europë, referent edhe tek Meksika e Javier Aguirres.



