
Ditët e mbetura të merkatos së janarit do të jenë determinantë për çdo ekip në kontinentin e vjetër.
Një ndër protagonistët vijon të jetë edhe Chelsea, i ndërtuar për të triumfuar në çdo kompeticion.
Traineri Liam Rosenior ka kërkuar më tepër ekuilibër në mesfushë dhe ia ka vënë syrin Douglas Luiz, aktualisht pjesë e Nottingham Forestit.
Ulje-ngritjet e shpeshta e kanë bërë numrin një të stolit të ‘’ Bluve tӕ Londrës ‘’ të reflektojë dhe braziliani mendohet se mund ti japë fund këtij problemi.
27 vjeçari është huazuar tek anglezët, kartoni i të cilit i përket Juventusit.
Sipas ‘ The Athletic ‘, 13 sfidat e deritanishme ia kanë lartësuar figurën ishi-t të Gironas dhe pronari Todd Boehly po mendon huazimin e tij.
Liam Rosenior kërkon transferimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ të një komponenti që e bën mirë presionin, organizon lojën ashtu siç duhet dhe e menaxhon ritmin e saj në çdo moment.
Veshja e bluzës së Chelseat mund t’ia ndryshojë rrjedhën e karrierës Douglas Luizit i cili e njeh shumë mirë Premier Leaguen dhe në sezonin aktual numëron 13 sfida nën drejtimin e Sean Dyche.
Në aspektin kompetitiv situata nuk është edhe aq e mirë për kryeqytetasit të cilët referuar kampionatit renditen në vendin e 6-të pas 22 sfidave dhe në Champions League janë të 8-tët pas 7 sfidave.



