
Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi fitoren 3-0 të Tiranës ndaj Teutës, në gjysmëfinalen e Kupës.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se gabimet në mbrojtje nga durrsakët, i kujtuan Teutën e fazës së parë.
Në 20 minutat e para u duk sikur skuadrat po ruheshin. Ishte pjesë e parë e vakët. Tirana krijoi pak dhe shënoi golin pastaj. Që Teuta të kërkojë fitoren që ndeshjen e parë, duhet të jenë më të kujdesshme.
Teuta i ka marrë pikë Tiranës gjatë kampionatit dhe kishin besimin se mund ta dëmtojnë edhe në Kupë. Tirana luajti me mend në kokë. Vuajtën pak nga presingu i lartë, por dilnin rrezikshëm përpara.
Në minutën e 64-t, Teuta kishte rastin e parë dhe një tjetër në minutën e 88-të. Mu kujtua Teuta e fazës së parë, ku gabonin të gjithë mbrojtësit. Mendoj se Tirana ishte më e preokupuar, nga ana psikologjike.



