
Chelsea ka hedhur hapa shumë të rëndësishëm në javët e fundit . Londinezët janë afër mbrojtësit të Fenerbahches Attila Szalai , fakt që impulson largimin e Antonio Rudiger .
Për gjermanin ka treguar shumë interes Real Madridi që mund ta transferojë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ nëse kryeqytetasit do të kenë fatin të kenë në skuadër hungarezin .
Lajmi është raportuar nga media ‘’ CNN Turk ‘’ dhe nëse ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do ta zvarrisin edhe më shumë këtë çështje , Real Madridi do ta mirpresë me krahë hapur Antonio Rudiger , i cili do të mbërrinte me etiketën e kampionit të Champions Leagues dhe do t’ia ngrinte edhe më shumë vlerat ‘’ Galaktikëve ‘’ .
Ky operacion ka shumë ngjashmëri me atë të David Alabas që vendosi të finalizojë eksperiencën në ‘’ Allianz Arena ‘’ për t’iu bashkuar një tjetër emri të madh duke shtuar pikë në kurrikulumin e suksesshëm të tij .
Por s’duhet harruar se ‘’ Los Merengues ‘’ shpresojnë shumë në arritjen e këtij objektivi i cili pavarësisht se nënkupton shumë cilësi do të mbërrinte me parametër zero , në një klub që ëndërrohet nga shumë lojtarë të njohur.
28 vjeçari vijon të demostrojë rëndësinë në skemat e Thomas Tuchel dhe deri më tani e ka kanalizuar kontributin në 15 sfida dhe një gol për Chelsean.



