
Mesfushori Jorginho ishte një ndër protagonistët e Chelseat në sezonin brilant që u finalizua me fitimin e Champions Leagues. Pas kësaj etape të mrekullueshme braziliani me pashaportë italiane nuk është ndalur por ka treguar vlerat edhe në kampionatin europian me kombëtaren ‘’ Azurre ‘’ me të cilën do te shijojë finalen e madhe kundër Anglisë . Kontributi i dhënë ka shkaktuar një lloj fërkimi duarsh nga skuadrat me emër dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ i kanë paraprirë kësaj situate duke përcaktuar se do të kërkojnë 50 milionë euro për ta larguar nga mitiku ‘’ Stamford Bridge ‘’ .
Nëse i referohemi aspektit individual, me këtë arritje Jorginho është pozicionuar me shumë meritë si një ndër favoritët për fitimin e ‘’ Topit të Artë ‘’ , fakt që i shërben si motiv për të vazhduar me dhënien e maksimumit në fushë . Nëse i bëjmë një përmbledhje ecurisë së sezonit dalim lehtësisht në konkluzionin se skenari i të ardhmes së Jorginhos mund të ndryshojë nga momenti në moment .
43 ndeshjet dhe 8 golat i ka shoqëruar një lojë e mrekullueshme nga Jorginho i cili është konsideruar si një prej peshave të rënda të Thomas Tuchel , besim që është shpërblyer siç duhet nga ky lojtar që sipas zërave të fundit është drejt largimit nga Londra .



