FSHF: Maqedoni-Shqipëri do të luhet në stadiumin e Strumicas (VIDEO)

FSHF: Maqedoni-Shqipëri do të luhet në stadiumin e Strumicas (VIDEO)

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi kërkon të bëjë me dije edhe opinionin publik në lidhje me problemin e vendit të zhvillimit të ndeshjes zyrtare eleminatore, për Botërorin "Rusi 2018". FSHF ka ndjekur me shumë prioritet edhe çështjen e vend-zhvillimit të ndeshjes zyrtare eleminatore në Maqedoni në shtator, duke realizuar edhe korrespondencën e duhur dhe të menjëherëshme zyrtare me UEFA-n. Nisur nga specifika e ndeshjes, por edhe nga praktika e zakonshme për informacionin e duhur disa muaj para, për vendin e zhvillimit të ndeshjes, FSHF i është drejtuar vetë homologëve maqedonas në fillim të muajit qershor në lidhje me vendin e zhvillimit të ndeshjes. Përpos kësaj,nisur edhe nga rethanat e një ndeshje delikate UEFA ngriti një grup inspektimi të sajin për të parë edhe stadiumin e Strumicas, një impiant që nuk përputhet aspak për standartet ndërkombëtare të zhvillimit të ndeshjes elemanitore zyrtare. Në konfirmin e tyre të mëvonshëm, si dhe pas inspektimit të grupit të punës, UEFA vendosi që për arsye sigurie ndeshja zyrtare eleminatore e shtatorit MAQEDONI-SHQIPËRI të luhet në stadiumin e Strumicas, dhe jo në Shkup, pasi në argumentin e tyre, ata kishin më shumë primare garancinë e sigurisë për tifozët, gjë për të cilën ishin më shumë të sigurtë në Strumica, se sa në Shkup, në stadiumin "Filipi i 2-të. Dhe për këtë ajo ka marrë garancitë përkatëse. 

FSHF ndërkaq i është drejtuar vetëm para pak ditësh Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, për këtë shqetësim, më pas edhe Drejtorisë për Sigurinë e Stadiumeve në UEFA, ku i përcolli edhe shqetësimin në lidhje me këtë vendim, për zhvillimin e ndeshjes, në një impiant ku nuk i plotëson standartet ndërkombëtare, por që sipas korrespondencës, dhe pas inspektimit u vendos që për arsye sigurie të luhet atje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy