Napoli , ofensivë për Jordi Alban

Napoli , ofensivë për Jordi Alban

Humbja e protagonizmit të Jordi Albas tek Barcelona i ka shërbyer Napolit, ekip që sipas portalit katalanas ‘  El Nacional ‘ do të tentojë të firmosë me spanjollin në merkaton e dimrit .

Italianët kërkojnë të ndryshojnë historinë në Serinë A, të cilët  deri në këtë moment e kanë dominuar kampionatin dhe preferenca e Xavi Hernandezit për Alejandro Balden dhe Marcos Alonson ia ka hapur dyert e largimit nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.

33 vjeçari mban një eksperiencë të madhe mbi supe dhe është fitues i shumë titujve me Barcelonën , përfshirë edhe Europianin e 2012-tës me ‘’ La Furia Rojan ‘’. 

Bardhekaltërit pretendojnë të përfitojnë në maksimum nga ky moment i mrekullueshëm dhe të pasurohen me një lojtar cilësor , i cili tek ‘’ Los Cules ‘’ ka hasur probleme.

Largimi nga magjiku ‘’ Camp Nou ‘’ do ti bashkohej atij të Gerard Piques, me të cilin shijoi shumë suksese ndër vite. ‘’ Il Partenopei ‘’ tashmë e kanë shpallur kandidaturën për të fituar Scudetton por duhet të kihen parasysh edhe në Champions League , kompeticion në të cilin fituan grupin A dhe janë në pritje të kundërshtarit në fazën e 1/8-tave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy