Ditën e sotme është zhvilluar ankandi për shitjen e emrit të Kategorisë Superiore. Pjesë e ankandit ishin dy shoqëri, ajo e “Banka OPT Albania sh.a” dhe “Abissnet sh.a”.
Pikërisht këta të fundit janë shpallur edhe fituesit dhe kanë fituar të drejtën e emrit të kampionatit të futbollit Kategoria Superiore, për 3 sezonet e ardhshme, me vlerën 54 milionë lekë. Vlen të theksohet se vlera fillestare e ankandit ishte 50 milionë lekë.
Duke filluar nga sezoni i ardhshëm dhe në vijim për 3 sezonet e tjera, “Abissnet” ka të drejtën për emrin e Kategorisë Superiore.
"Ankandi për emrin e kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”.
Sot më datë 03.06.2021, u zhvillua Ankandi për shitjen e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”. Në Ankand u kualifikuan që të merrnin pjesë dy shoqëri, ajo "Banka OTP Albania sh.a." dhe "Abissnet sh.a." .
Vlera fillestare e Ankandit ishte 50 milionë Lekë. Në përfundim të tij, fitues u shpall shoqëria "Abissnet sh.a." e cila e fitoi të drejtën e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore” për tre sezonet në vijim 2021–2022, 2022–2023 dhe 2023–2024 me vlerën 54 Milionë lekë.", thuhet në njoftimin e Ligës Profesioniste.



