
Ndryshimi i shpejtë i Paulo Dybalas e ka qartësuar dukshëm situatën tek Juventusi . ‘’ La Joya ‘’ është drejt rikuperimit të formës optimale dhe ky fakt për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ përbën shumë avantazhe .
Edhe pse kontrata në ‘’ Allianz Stadium ‘’ përfundon në 30 qershorin e ardhshëm , ylli i torinezëve i ka thënë ‘’ jo ‘’ disa ofertave interesante sepse kërkon ti mbështesë italianët në këto kohë të vështira dhe të tregojë përsëri rëndësinë në skemat e Massimiliano Allegrit .
Dëshira e kordobezit është vijimi i mbrojtjes se ngjyrave bardh e zi sepse kjo skuadër i ka dhënë shumë kënaqësi përgjate viteve duke e shëndërruar në një bomber absolut sidomos në Itali .
Ekipe si Interi dhe Barcelona kanë shfaqur interes për ta transferuar por sipas ‘ Calciomercatos ‘ idetë e Paulo Dybalas janë të qarta dhe kërkon ti qëndrojë besnik ish rekordmenëve të Scudettos sepse e ndjen se gjërat do të ndryshojnë rrjedhë në vazhdimësi .
Rënia e rendimentit të skuadrës nuk ka ndikuar aspak në vendimarrjen e Dybalas por ia ka shtuar dëshirën për të dhënë maksimumin në ndeshjet vijuese që do të kenë shumë rëndësi për të ardhmen .
Megjithatë lojtari nga Kordoba shpreson në mbështetjen absolute të drejtuesve dhe e ka bërë të qarte se kërkon 8 milionë euro plus 2 të tjera bonus në rast të arritjes së objektivave dhe tashmë i takon këtyre të fundit të vendosin për një lojtar që s’ka nevojë për koment .
Torinezët nuk mund ta harrojnë kontributin e çmuar të Dybalas i cili pak e nga pak fitoi zemrat e tifozerisë së italianëve dhe arriti të konsiderohej një element i domosdoshëm drejt sukseseve dhe koha i ka dhënë absolutisht të drejtë 28 vjeçarit që është në rrugën e të shëndërruarit në një ndër risitë e merkatos nëse gjithçka do të finalizohet me sukses.
11 gola dhe 4 asiste në 23 ndeshje parashikohet se do të kenë një tjetër histori në pjesën e mbetur të sezonit sepse Paulo Dybala tashmë konsiderohet një legjendë tek Juventusi dhe si i tillë pritet shumë nga ky golashënues.



