Siç ishte njoftuar më parë, UEFA ka dërguar ditën e sotme në Tiranë, një delegacion, për mbikëqyrjen e procesit të zgjedhjeve për presidentin e FSHF, më 2 mars.
Në përbërje të këtij delegacioni janë Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve).
Me të mbërritur në Tiranë ata janë ndalur në selinë e FSHF-së ku janë njohur me zhvillimet e fundit dhe kanë kërkuar informacion të imtësishëm për proceset zgjedhore në shoqatat rajonale dhe incidentet e shkaktuara nga ndërhyrje flagrante e politikës. Pasi të njihet me të gjitha problematikat, pretendimet e palëve dhe të shqyrtojë dokumentacionin e procesit zgjedhor, misioni monitorues i UEFA -s do të përgatisë një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin, Kryeministrit Edi Rama si edhe FSHF-së.
Delegacioni do të qëndrojë disa ditë në Tiranë, pasi UEFA është shumë e ndjeshme në rastet e ndërhyrjes së politikës në çështje të futbollit dhe procesin zgjedhor për organet drejtuese të FSHF-së.



